Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Shqipëria dhe Maqedonia nënshkruan marrëveshjen për tregti të lirë në mes tyre, që parasheh liberalizimin e këmbimit tregtar për një periudhë gjashtëvjeçare. Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri shqiptar për Tregtinë dhe Bashkëpunimin, Engjëll Shkreli, dhe sekretarja shtetërore për Ekonominë e Maqedonisë, Violeta Maksova. “Marrëveshja për tregti të lirë në mes të dy shteteve është në pajtueshmëri me parimet dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe Memorandumit për liberalizimin e tregjeve mes Shteteve të Europës Juglindore, të nënshkruar qershorin e kaluar në Bruksel” – thuhet në kumtesën e Shkupit zyrtar.
XS
SM
MD
LG