Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiç, thotë se Jugosllavia nuk do të dërgojë në Hagë ish-komandantin serb të Bosnjes, Ratko Mlladiç.
Në një intervistë që do të publikohet të hënën në gazetën gjermane “Der Spiegel”, Gjingjiç thotë se ekstradimi i Mlladiçit mund të shkaktonte një luftë civile në vend. Kjo pasi shumë nga 200 mijë refugjatë të ardhur në Jugosllavi nga Bosnja, janë të armatosur – ka arsyetuar ai. Më tej Gjingjiç ka kritikuar Tribunalin e Hagës për gjykimin e ish-presidentit Sllobodan Millosheviç, pasi siç shprehet, “po e lejon atë të sillet si demagog dhe të ketë kontroll mbi procesin”.
XS
SM
MD
LG