Ndërlidhjet

JERUZALEM


Ministri izraelit i infrastrukturës dhe mbështetësit e tij të linjës së ashpër, kanë thënë se do të tërhiqen nga kabineti, nëse i jepet fund arrestit shtëpiak që forcat izraelite i kanë imponuar udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat. Komenti pason njoftimin se kabineti vendor do të takohet nesër për të diskutuar rreth kësaj çështje.
Sipas radios publike izraelite, ministri i Mbrojtjes Benxhamin Ben Elizer dhe ministri i Jashtëm, Shimon Peres, kanë mbështetur heqjen e arrestit duke thënë se Arafati i ka përmbushur kushtet e vëna nga Izraeli.
XS
SM
MD
LG