Ndërlidhjet

STOKHOLM


12 drejtues të partive të majta të qendrës në Europë, kanë apeluar për zgjidhje paqësore të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Në letrat drejtuar udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat dhe kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, ata ofrojnë ndihmën e tyre për rifillimin e procesit të paqes. Kryeministri suedez, Goran Person, ka thënë se në diskutimet dje dhe sot është trajtuar problematika e luftës anti-terror si dhe gjendja në Afrikë, ndërsa kanë bërë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar, për zgjidhjen e çështjeve kyçe.
XS
SM
MD
LG