Ndërlidhjet

ROMË


Shtypi italian raporton sot se hetuesit kanë dedektuar një tunel sekret në afërsitë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Romë. Prerja tërthore e tunelit është e gjerë mjaftueshëm për kalimin me zvarritje të një njeriu. Hetuesit e kanë lidhur gjetjen me rastin e nëntë marokenëve të arrestuar javën e kaluar, të cilët dyshohet të jenë anëtarë të një grupimi që ka lidhje të forta me organizatën Al-Kaida.
XS
SM
MD
LG