Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeshefi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara,gjenerali Richard Myers tha se forcat amerikane do të ndihmojnë Afaganistanin që të krijojë armatën kombëtare, që është prioriteti kryesor i qverisë kalimtare në Kabull, por pret që zyrtarëve afganë tu mbesë menaxhimi i sigurisë nacionale.
I deleguari special i Shteteve të Bashkuara në Afganistan, Zalmay Khalilizad deklaroi më parë në Kabull se Amerika mund të dërgojë këshilltarë ushtarakë që të ndihmojnë kontrollimin e bosave afgan të luftës, për të cilët kryeministri Hamid Karzai thotë se janë kërcënimi më serioz për stabilitetin në Afganistan.
XS
SM
MD
LG