Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka deklaruar në Londër se nuk do të ishte urtësi nga ana e Shteteve të Bashkuara që të ndërmarrin sulme ushtarake kundër Irakut.
Pas takimit me kryeministrin e Britanisë,Tony Blair Annan tha se nuk mendon që presidenti i Shtetetve të Bashkuara,George Bush të ketë marrë ndonjë vendim që të sulmojë Irakun.
Ndërkohë nga Kombet e Bashkuara njoftohet se Kofi Annan, në 7 prill, do të takojë në Nj Jork ministrin e Jashtëm irakian, Naji Sabri, si përpjekje që të zgjidh çështjen e kthimit të inspektorëve të armatimit në Bagdad.
XS
SM
MD
LG