Ndërlidhjet

HAGË


Seanca e sotme në të cilën vazhdoi dëshminë e tij mjeku shqiptar nga Suhareka, Agron Berisha, u shoqërua me përplasje të herë-pas-hershme mes të të pandehurit Millosheviç dhe trupit gjykues.
Ish-presidenti jugosllav kërkoi të lihet i lirë me arsyetimin se nuk ka burime të mjaftueshme për të mbrojtur veten kundër akuzave për krime lufte. Gjykatësi Riçard Mei e ndërpreu duke thënë se “çështjet administrative do të diskutohen nesër”.
Gjykata i ka vënë në dispozicion ish-presidentit jugosllav një ekip prej tre juristësh që presupozohet të mbrojnë interesat e të pandehurit në proces. Gjithashtu Millosheviç ka një grup këshilltarësh ligjorë që mund t’i sigurojnë materiale dhe argumenta.
XS
SM
MD
LG