Ndërlidhjet

TBILISI


Gjeorgjia nuk planifikon operacione të përbashkëta anti-terroriste me Shtetet e Bashkuara dhe vetëm forcat e saja do të përdoren në këto operacione, megjith arritjen e pesë ekspertëve ushtarakë amerikanë, thanë zyrtarët e mbrojtjes së atij vendi.
Ekspertët amerikanë ndodhen në Tbilisi që të stërvitin trupat e Gjeorgjisë për të luftuar terrorizmin, deklaroi zëvendës ministri shtetëror i Sigurisë, Irakli Alasania.
Armata Ruse tha më parë se Rusia dhe Gjeorgjia do të vendosnin rendin në grykën Pankisi, pa ndihmën e palës së tretë.
XS
SM
MD
LG