Ndërlidhjet

BERLIN


Irani u ka bërë thirrje aleatëve të Shteteve të Bashkuara që ti bëjnë presion amerikës që të shmangen aksionet unilaterale ushtarake.
Ministri i Jashtëm iranian, Kamal Kharrazi tha në Berlin se asnjë fuqi botërore nuk duhet të shfrytëzojë “muskujt ushtarakë”,siç është shprehur, kundër një vendi apo grupi që i ka etiketuar si terroristë.
Para takimit me shefin e diplomacisë gjermane, Joschka Fischer, ministri Kharrazi përsëriti brengosjet e Iranit lidhur me kërcënime për aksion ushtarak nga Shtetet e Bashkuara dhe kërkoi prej aleatëve të Amerikës që të ndihmojnë për shmangejen e sulmeve të reja.
XS
SM
MD
LG