Ndërlidhjet

BRUKSEL


NATO raporton se aksioni i SFOR-it për kapjen e ish-komandantit serb të kohës së luftës, Radovan Karagjiç, ka përfunduar pa sukses.
Zëdhënësi i NATO-s, Iv Brodër, njoftoi se gjatë aksionit është kapur vetëm një sasi armësh. Më herët gjatë ditës trupa paqeruajtëse të NATO-s të shoqëruara nga helikopterë dhe tankse, bllokuan të gjitha rrugët që të çojnë në fshatin Çelebiq pranë qytezës Foça, që kohët e fundit ishte përfolur gjerësisht si vend-ndodhje e mundshme e të kërkuarit të Hagës, për krime lufte në ish-Jugosllavi.
XS
SM
MD
LG