Ndërlidhjet

ZAGREB


Gjashtë ministra kroatë kanë dhënë deri tani dorëheqjen në shenjë proteste ndaj vendimit të partisë së cilës i takojnë që të zëvendësonte tre prej tyre. Të gjashtë ministrat, përfshirë edhe zëvendës-kryeministrin Goran Graniç, janë anëtarë të Partisë Social-Liberale (HSLS), partnere në koalicionin e kryeministrit Ivica Raçan. Nuk është e qartë nëse Raçan do të pranojë dorëheqjet, por kjo do duhet të vendoset nesër, kur edhe është planifikuar të takohen anëtarët e koalicionit qeverisës.
XS
SM
MD
LG