Ndërlidhjet

KAIRO


Përfaqësuesi i lartë europian, Havier Solana dhe presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, diskutuan sot rreth propozimit saudit për paqe në Lindjen e Mesme, si një nga mundësitë më të qarta për përfundimin e konfliktit 17 mujor.
Solana ka planifikuar një seri takimesh me liderë të vendeve arabe, në përpjekje për të fituar mbështetje për planin e princit Abdullah, i cili synon normalizimin e raporteve me Izraelin në këmbim të tërheqjes së plotë nga të gjitha territoret arabe të pushtuara në luftën e vitit 1967.
Për të njëjtin qëllim, shefi për politikë të jashtme europiane, programon të vizitojë të hënën dhe të mërkurën e ardhshme Uashingtonin.
XS
SM
MD
LG