Ndërlidhjet

KAJRO


Shefi i politikës së jashtëme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian, Javier Solana diskutoi me presidentin egjiptian ,Hosni Mubarak në Kajro propozimin e Arabisë Saudite për paqë që kërkon nga Izraeli të tërhiqet nga territoret e okupuara në luftën e vitit 1967 dhe themelimin e shtetit palestinez, kurse vendet arabe do te njihnin Izraelin dhe garantonin sigurinë e tij.
Ndërkohë nga Ramallahu njoftohet se në luftime të rrepta gjatë dy vërsuljeve të trupave izraelite të mbështetura nga tanket dhe helikopterë në Xhenin dhe kapin Balata të refugjatëve afër Nablusit, janë vrarë 11 njerëz.
Izraeli thotë që këto dy lokacione të jenë “baza të terroristëve”, përgjegjës për vrasjen e shumë izraelitëve.
XS
SM
MD
LG