Ndërlidhjet

UASHINGTON


Personalitete të opozitës irakiane njoftojnë se mbi 200 ish-oficerë irakianë palnifikojnë të takohen në Uashington nga fundi i marsit nën patronazhin e Shteteve të Bashkuara që të diskutojnë vendosjen e demokracisë në vendin e tyre.
Zëdhënësi i Kongresit kombëtar të opozitës irakiane, Sharif al Hussein, thotë në një komunikatë se konferenca ka qëllim të mobilizojë oficerët irakianë dhe ti bashkoj ata me opozitën demokratike irakiane, të hartojë një plan aksioni për t,iu kundërvënë regjimit të Saddamit dhe të përforcojë parimet e rëndësishme të kontrollit të ushtrisë nga një qeveri e zgjedhur demokratikisht në të ardhmen në Irak.
XS
SM
MD
LG