Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ish-emisari amerikan për Ballkanin, Ricard Hollbruk, ka deklaruar se zgjidhja përfundimtare e cështjes së Kosovës është e largët dhe se derisa të mos arrihet marrëveshja për statusin, nuk duhet as të bisedohet për tërheqjen e forcave ndërkombëtare. Hollbruk ka thënë se situata në Kosovë më parë mund të krahasohet me Korenë se sa me Bosnjen. Duke folur në Institutin “Xhon Hopkins” në Uashington, Ricard Hollbruk ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë superfuqia e vetme dhe pikwrisht për këtë kritikohen se janë pak aktivë. “Ballkani ka dëshmuar se për Shtetet e Bashkuara më mirë është të jenë të angazhuara dhe të marrin rolin prijës që u takon” – ka konkluduar Ricard Hollbruk.
XS
SM
MD
LG