Ndërlidhjet

SHIPKOVICË/MAQEDONI


Ish lideri i UÇK-së së demobilizuar, Ali Ahmeti i ka hedhur poshtë përfoljet e zyrtarëve të Shkupit dhe shtypit maqedonas për konflikte të reja në pranverë dhe ka bërë thirrje që dy komunitetet t’i rreken punës për zgjidhjen e problemeve reale, sikurse “korrupsioni dhe krimi i organizuar”, që i ka quajtur dy probleme më të mëdha.
Në një intervistë për Rojterin, ai ka thënë se “shqiptarët nuk kanë arsye për konflikte të reja” kurse bisedat për ofenzivë pranverore i ka cilësuar si fabrikime të nacionalistëve maqedonas.
Ali Ahmeti ka shfaqur optimizëm për ardhmërinë e Maqedonisë, por ka thënë se kjo varet nga vetë maqedonasit dhe shqiptarët “të mos i mësojnë fëmijët e tyre si të përdorin Kallashnikovin, por si të përdorin kompjuterin”, siç ka theksuar.
XS
SM
MD
LG