Ndërlidhjet

PRESHEVË


Dy partitë shqiptare në Luginën e Preshevës, Partia për Veprim Demokratik dhe Partia e Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve, kundërshtojnë vendimin e qeverisë së Serbisë për futjen e masave të jashtëzakonshme edhe në komunën e Preshevës, ku pushtetin lokal e kanë shqiptarët. Zyrtarë të të dyja partive kanë thënë se vendimi bie ndesh me interesat e banorëve shqiptarë të komunës dhe si i tillë është i papranueshëm.
Reagimi i politikanëve të Preshevës erdhi një ditë pas miratimit në Kuvendin e Serbisë të vendimit për futjen e masave të përkohshme në Luginën e Preshevës. Nënkryetari i qeverisë së Serbisë tha në Beograd se “Kuvendi komunal i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës duhet të shpërndahet më 25 prill, kur do të formohen këshillat komunale, të cilat do të ushtrojnë të gjitha funksionet lokale të pushtetit deri me realizimin e zgjedhjeve te parakohshme lokale, në mes të qershorit".
XS
SM
MD
LG