Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarë të Agjensisë Ajrore të Shteteve të Bashkuara, NASA, thonë se fotografitë e Marsit, të marra nga anija kozmike Odisea, tregojnë se në planetin e kuq ka akull.
Shkencëtarët e NASA-s thonë se akulli është i përzier me kripë dhe mbulon pjesë të madhe të polit jugor të planetit në 1 metër thellësi. Odisea, ka orbituar rreth Marsit për 129 ditë, në një mision që ka për qëllim sigurimin e më shumë informacioneve lidhur me atmosferën e planetit, përbërjen e tij si dhe gjetjen e një lokacioni të përshtatshëm për uljen e robotëve, që NASA planifikon t’i dërgojë në Mars, vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG