Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Shtatë personat e vrarë në orët e para të mëngjesit pas një përleshjeje me policinë në afërsi të fshatit Luboten, janë përshkruar nga ministri i Punëve të Brendshme Lube Boshkovski, si “terroristë muxhahedinë”. Ndërkaq zëvendës-ministri Refet Elmazi, sqaroi për “Europa e Lirë” se individët nuk ishin shqiptarë. Të vrarëve u janë gjetur armë të tipit kalashnikov dhe disa bomba dore. Ndonëse identiteti i tyre nuk është bërë plotësisht i njohur, autoritetet supozojnë se disa nga viktimat ishin me origjinë pakistaneze.
XS
SM
MD
LG