Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Zyrtarë të NATO-s, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian dhe ambasadës amerikane në Shkup, thonë se nuk kanë pasur kurrfarë njohurish apo informatash rreth ndonjë kërcënimi për misionet diplomatike në Maqedoni. Ata janë shprehur mjaft të shqetësuar për faktin që nuk janë lajmëruar në asnjë formë për incidentin apo rreziqet eventuale. Komentet e tyre pasojnë deklaratat e ministrit Boshkovski, sipas të cilit personat e vrarë në përleshje me policinë, planifikonin atentate ndaj ambasadave të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në Shkup.
XS
SM
MD
LG