Ndërlidhjet

UASHINGTON


Të paktën një ushtar amerikan dhe dy luftëtarë afganë janë vrarë në sulmin mbi disa qindra forca të mbetura të Al-Kaidës në një rajon malor në jug të qytetit Gardez. Në kumtesën e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, thuhet gjithashtu se një numër i paspecifikuar forcash amerikane dhe afgane janë lënduar. Operacionet e mbrëmshme në Afganistanin Lindor, janë cilësuar si ofensiva më e gjerë e forcave tokësore amerikane në Afganistan, prej asaj të muajit dhjetor mbi kompleksin e shpellave në Tora Bora.
XS
SM
MD
LG