Ndërlidhjet

AHMEDABAD


Gjendja në shtetin Guxhajat të Indisë Perëndimore, ku në ditët e fundit u vranë rreth 350 besimtarë myslimanë dhe hindu, është përmirësuar pas ndërhyrjes së ushtrisë.
Kryeministri i Indisë, Atal Behari Vaxhpaji, u ka apeluar banorëve të Guxhajatit, të tregohen të përmbajtur dhe të mos bien pre e provokacioneve.
Vala e dhunës ndër-fetare që mbërtheu provincën konsiderohet si më seriozja në dekadën e fundit.
XS
SM
MD
LG