Ndërlidhjet

HAGË


Juristi 55 vjeçar Hasan Pruthi, ka dëshmuar sot para Gjykatës Penale të Hagës, për periudhën 10 vjeçare të diskriminimit që autoritetet serbe u bënë shqiptarëve në Gjakovë dekadën e kaluar. Ai gjithashtu përshkroi djegien e pjesës së vjetër të qytetit dhe bashkë me të, shtëpisë së motrës së vet.
Prokurorët e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara njoftojnë se javën e ardhshme do të ftojnë politikanin britanik Pedi Eshdaun, që të dëshmojë në procesin kundër Sllobodan Millosheviçit. Zoti Eshdaun, i cili prej muajit maj merr detyrën e përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje, ka vizituar Ballkanin shumë herë për të ndriçuar abuzimet me të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG