Ndërlidhjet

ATHINË


Greqia dhe Rusia kanë shprehur shqetësimet e tyre për incidentin e së shtunës në Maqedoni, ku forcat e sigurisë vranë shtatë të huaj, të dyshuar për aktivitete terroriste. Ministri i jashtëm i Greqisë, Jorgos Papandreu, tha se nëse ajo që deklarojnë autoritetet e Shkupit është e vërtetë, kjo do të ishte veçanërisht shqetësuese për faktin që siç u shpreh ai “aktivitetet terroriste në një rajon kaq delikat, mund të nxisin një krizë të re”. Diplomatë të huaj në Shkup, janë shprehur skeptikë për shumë hollësi të kumtuara rreth ngjarjes, që nga origjina e të vrarëve deri tek rrethanat e incidentit.
XS
SM
MD
LG