Ndërlidhjet

BRUKSEL


Zëdhënës të NATO-s në Bruksel kanë mohuar raportet e gazetës gjermane “Hamburger Abendalt” për dështimin në Foçë, por kanë deklaruar se janë të vendosur të çojnë Radovan Karagjiçin dhe Ratko Mlladiçin para drejtësisë.
Në një artikull të gazetës thuhej se një oficer francez i kishte zbuluar gjatë një telefonate policisë serbe të Foçës, qëllimin e operacionit për kapjen e Radovan Karagjiçit në fshatin Çelebiq. Zyrtarë të ministrisë franceze të Mbrojtjes thonë se nuk kanë as informata, as komente rreth raportit.
XS
SM
MD
LG