Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti i Mbrojtjes, bën të ditur se një helikopter amerikan është qëlluar në Afganistanin lindor, por ende nuk ka njoftime për numrin e saktë të humbjeve materiale apo atyre në njerëz. Incidenti ndodhi ndërsa aviacioni i Shteteve të Bashkuara bombardoi dy rajone në lindje të Afganistanit, duke vënë në shënjestër qytetin Gardez dhe një aeroport pranë Kostit. Bombardimet në provincën Paktia janë vazhdim i ofensivës intensive tokësore të fundjavës kundër luftëtarëve të mbetur talibanë dhe atyre të rrjetit Al-Kaida.
XS
SM
MD
LG