Ndërlidhjet

PRISHTINË


Menjëherë pas zgjedhjes president, doktor Ibrahim Rugova apeloi për njohjen ndërkombëtare të Kosovës si shtet i pavarur. Ai tha se Kosova duhet të jetë “e lirë, demokratike, e begatë dhe e pavarur, në përputhje me vullnetin e popullit të saj”. Kuvendi i Kosovës miratoi sot marrëveshjen e nënshkruar javën e kaluar mes përfaqësuesve të partive kryesore politike shqiptare dhe të ndërmjetësuar nga kryeadministratori Mihajl Shtajner. Me këtë zhvillim Kosovës i jepen presidenti, kryeministri dhe kabineti qeverisës si dhe përmbyllet kriza institucionale tre mujore.
XS
SM
MD
LG