Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Procesi kundër Sllobodan Millosheviçit vazhdoi sot me paraqitjen në gjykatë të dy dëshmitarëve shqiptarë, juristit Hasan Pruthi nga Gjakova dhe mësuesit Qamil Shabani nga fshati Zhegër i Gjilanit. Që të dy rrëfyen për mizoritë e bëra nga forcat serbe të sigurisë në vitin ’99, në shenjë hakmarrje ndaj bombardimeve të NATOs. Prokurorët e Gjykatës Penale të Hagës njoftuan sot se javën e ardhshme do të ftojnë politikanin britanik Pedi Eshdaun, që të dëshmojë në procesin kundër Sllobodan Millosheviçit. Zoti Eshdaun, i cili prej muajit maj merr detyrën e përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje, ka vizituar Ballkanin shumë herë për të ndriçuar abuzimet me të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG