Ndërlidhjet

JERUZALEM


Mësymjet e sotme të forcave izraelite u kanë marrë jetën të paktën 16 palestinezëve. Kryeministri Ariel Sharon tha se palestinezët duhet të pësojnë më shumë humbje para se të ulen në tryezën e bisedimeve, në mënyrë që të ndiejnë shijen e disfatës. Zhvillimet e sotme pasuan një takim të kabinetit izraelit të Sigurisë, i cili vendosi mbrëmë që të forcojë aksionet ushtarake kundër palestinezëve, pas vrasjes në fundjavë të 21 izraelitëve.
XS
SM
MD
LG