Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Një zyrtar i lartë iraken dhe mediat kryesore vendore kanë aluduar për mundësinë që Bagdadi zyrtar të lejojë kthimin me kushte të inspektorëve për armatim të Kombeve të Bashkuara. Ambasadori i Irakut në Kombet e Bashkuara, Mohamed Duri, citohet të ketë thënë se autoritetet irakene mund të konsiderojnë pranimin e përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara në mënyrë që t’u heqin Shteteve të Bashkuara çdo pretekst për të nisur sulmet ushtarake. Por ai tha se Iraku do të kërkojë garanci që inspektorët të mos jenë të përfshirë në aktivitete spiunazhi.
XS
SM
MD
LG