Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e Mjedisit nga vendet e Bashkimit Europian, janë pajtuar që të rekomandojnë miratimin e protokollit Kioto për ngrohjen globale. “Kjo do të thotë që aprovimi në tërësi i protokollit, do të mund të kryhet deri më 1 qershor" - ” ka deklaruar pas takimit, zëdhënësja e Komisionit Europian për mbrojtjen ambientale, Pia Hansen.
Presidenti George Bush, i tërhoqi vitin e kaluar Shtetet e Bashkuara nga protokolli Kioto, duke thënë se masat që parasheh ai për reduktimin e gazrave ndotës, do të godisnin tepër ekonominë amerikane.
XS
SM
MD
LG