Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur formimin e qeverisë së parë demokratike të Kosovës. “Ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm drejt demokracisë dhe vetë-administrimit në Kosovë” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Riçard Bauçër. “Përgëzojmë presidentin Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Rexhepi dhe kryetarin e parlamentit, Nexhat Daci dhe u dëshirojmë sukses në punën e tyre të rëndësishme” – ka thënë zëdhënësi Bauçër, për të shtuar se komuniteti ndërkombëtar pret nga drejtuesit e zgjedhur që të shfrytëzojnë autoritetin e tyre në ndërtimin e një shoqërie të bazuar në parimet e lirisë, barazisë dhe tolerancës.
XS
SM
MD
LG