Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një paqëruajtës amerikan ka vdekur në kampin ushtarak afër Vitisë, - kumtuan zyrtarë të forcave të Shteteve të Bashkuara në KFOR. “Rrethanat e vdekjes së 21 vjeçarit Geri Kalinofski, nuk janë saktësuar, por duket se plagët e tij nuk janë shkaktuar nga "forca armiqësore” – tha majori Xhejms Kru, një zëdhënës i paqeruajtësve amerikanë në Kosovë. Trupi i pajetë i ushtarit është transportuar në aeroportin e Shkupit për të fluturuar drejt vendlindjes së tij, në Karolinën e Veriut.
XS
SM
MD
LG