Ndërlidhjet

TEL AVIV / RAMALLAH


Armata izraelite ka rifilluar sulmet ajrore kundër ndërtesave të autoritetit palestinez në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, pas dy sulmeve vetë-vrasëse, të cilat u morën jetën të paktën pesë izraelitëve dhe tre palestinezëve. Vala e vrasjeve nisi në mëngjes kur një person i armatosur hapi zjarr në një restorant në Tel Aviv, para se edhe vetë të vritej nga forcat izraelite të sigurisë. Nabil Abu Rudeina, këshilltar i liderit Jaser Arafat, tha se prania e vëzhguesve ndërkombëtar është e domosdoshme nën dritën e sulmeve të fundit izraelite. Ndërkaq zëdhënësi i qeverisë izraelite, Avi Paznar, deklaroi se forcat izraelite do t’i qëllojnë palestinezët kudo qofshin ata.
XS
SM
MD
LG