Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Institucionet e Kosovës nuk do të pranojnë marrëveshjen e demarkacionit të nënshkruar në mes Shkupit dhe Beogradit, - deklaroi sot kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi në takimin me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Marsel Valentë. Kryeministri Rexhepi tha se parlamenti i Kosovës duhet të dalë me një deklaratë që do t'i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së e përmes së cilës do të kërkohet rishikimi i marrëveshjes.
Gjenerali Valentin shfaqi përkrahjen dhe vullnetin e KFOR-it për bashkëpunim me qeverinë e re të Kosovës në fushën e sigurisë, por sa i përket marrëveshjes, ai tha se forcat e NATOs në Kosovë, po ndjekin vendimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG