Ndërlidhjet

ZAGREB


Partitë e koalicionit qeverisës në Kroaci i kanë dhënë fund grindjeve për postet ministrore, duke mënjanuar kësisoj zgjedhjet e parakohshme. Pas një mbledhje maratonike, kryeministri Ivica Raçan u tha reporterëve se pesë ndër gjashtë ministrat të cilët dhanë dorëheqjet javën e kaluar, mund të rikthehen në postet e tyre ndërsa lideri social-demokrat Drazhen Budisha do të bëhet zëvendësi i tij i parë. Raçan tha se koalicioni kish riafirmuar mbështetjen për politikat reformiste të qeverisë dhe bashkëpunimin me Gjykatën Penale të Hagës.
XS
SM
MD
LG