Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Tre zyrtarë të lartë ndërkombëtarë kanë nxitur për intensifikimin e përpjekjeve në kapjen dhe dorëzimin e të paditurve për krime lufte, me gjasë Radovan Karagjiçit dhe Ratko Mlladiçit. Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Volfgang Petriç, i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Zhak Klein dhe shefi për politikë të jashtme europiane, Havier Solana, i bënë këto komente në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ndërsa përmendën sukseset e arritura, tre zyrtarët e lartë vunë në pah se shansi i Bosnjes për t’u afruar me Bashkimin Europian, varet nga bashkëpunimi i saj me Gjykatën e Hagës.
XS
SM
MD
LG