Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari i jashtëm britanik, Xhek Stro, paralajmëroi presidentin iraken, Sadam Husein, të lejojë kthimin e inspektorëve të Kombeve të Bashkuara për armatimin ose në të kundërt, do të përballet me pasojat. Në një shkrim autorial të botuar sot në “The Times”, Xhek Stro thotë se presidenti iraken ka shtuar përpjekjet për të siguruar materiale nukleare dhe vetëm sanksionet e Kombeve të Bashkuara mund ta ndalojnë atë tani nga prodhimi i bombës bërthamore.
XS
SM
MD
LG