Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush dhe presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak gjatë bisedimeve që kishin mbrëmë në Uashington thanë se do të intensifikojnë përpjekjet për arritjen e zgjidhjes paqësore midis Izraelit dhe palestinezëve.
George Bush ka theksuar nevojën për ndalimin e sulmeve palestineze kundër Izraelit.
Hosni Mubarak ka kërkuar që Izareli të lehtësojë okupimin në Bregun Perëndimor dhe në Brezin e Gazës.
Mubarak tha se paqa mund të vendoset vetëm nëse Izraeli pajtohet që të tërhiqet në kufijtë e para 1967-tës.
XS
SM
MD
LG