Ndërlidhjet

GAZA


Së paku 11 njerëz, nëntë palestinezë dhe dy ushtarë izraelitë, janë vrarë sot në disa nga icidentet më intenzive midis izraelitëve dhe palestinezëve në 17 muajt e fundit.
Trupat izraelite ndërmorën një ofenzivë nga toka ,ajri dhe deti në Brezin e Gazës, kurse aviacioni bombardoi edhe zyrën e evakuar të Yasser Arafatit në Hebron të Bregut Perëndimor.
Zyrtari palestinez, Saeb Erekat dënoi nga Ramalahu aksionin ushtarak izraelit, duke thënë se kunflikti nuk do të zgjidhet kurrë me forcë, por kryeministri izraelit, Ariel Sharon mbron qëndrimin e tij se sulmet ushtarake do të mundësonin kthimin në procesin politikë.
XS
SM
MD
LG