Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Para Gjykatës Penale të Hagës, sot dëshmoi aktivisti shqiptar për të drejtat e njeriut, Sabit Kadriu, i cili përshkroi masakrat, dhunimet publike dhe përçudnimin e civilëve të vrarë nga forcat serbe në ofensivën e vitit 1999 mbi fshatin Çiçavicë. Kadriu solli detaje rrëqethëse kur rrëfeu se si kish parë personalisht 14 kufoma të zhveshura dhe të gjymtuara dhe se si paramilitarët dëgjonin muzikë ndërsa keqtrajtonin shqiptarët. Ai tha se forcat serbe vranë vetëm në një natë 109 njerëz.
XS
SM
MD
LG