Ndërlidhjet

logo-print

GARDEZ, AFGANISTAN


Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara njoftojnë se aeroplanët B-52 vazhdojnë të bombardojnë strehimore të dyshuara të talibanëve dhe Al-Kaidës në Afganistanin lindor. Komandanti i operacioneve ushtarake për Afganistanin, gjenerali amerikan Tomi Franks, tha se në gjashtë ditë sulme janë vrarë 600 deri 700 përkrahës të Al-Kaidës. Në bazën ajrore në Kandahar, trupat kanadeze bënë të ditur gjithashtu se tre luftëtarë aleatë afganë, kanë vdekur kur aksidentalisht i vunë zjarrin një depoje municionesh.
XS
SM
MD
LG