Ndërlidhjet

logo-print

JERUZALEM


Forcat izraelite edhe sot ndërmorrën sulme nga toka, ajri dhe deti kundër caqeve palestineze në Bregun Perëndimor dhe në Brezin e Gazës, gjatë të cilave janë vrarë disa palestinezë.
Aviacioni qëlloi me raketa një stacion policor palestinez në qytetin e Gazës si dhe zyrën e rojes personale të Jaser Arafatit në Betlehem. Tanket dhe trupat hynë në Tulkarem ku pati luftime të ashpra rreth një kampi refugjatësh ndërsa anijet sulmuan nga deti një postbllok policor palestinez në bregun e Gazës.
XS
SM
MD
LG