Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Para Gjykatës Penale të Hagës, sot dëshmoi aktivisti shqiptar për të drejtat e njeriut, Sabit Kadriu, i cili foli rreth deportimeve masive nga Vushtria si dhe përshkroi masakrat, dhunimet publike dhe përçudnimin e civilëve të vrarë nga forcat serbe, në ofensivën e vitit ‘99 mbi fshatin Çiçavicë. Kadriu solli detaje rrëqethëse kur rrëfeu se si kish parë personalisht 14 kufoma të zhveshura dhe të gjymtuara dhe se si paramilitarët dëgjonin muzikë ndërsa keqtrajtonin shqiptarët. Ai tha se vetëm në një natë forcat serbe vranë 109 njerëz.
XS
SM
MD
LG