Ndërlidhjet

TIRANË


Bashkimi Europian nxit krerët politikë të Shqipërisë që të ndalin rivalitetet mes njëri-tjetrit dhe të merren seriozisht me reformat. Drejtori i Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor, Reinhard Pribe, tha gjatë vizitës së sotme në Tiranë se Këshilli i Europës do të vendosë brenda tre muajve nëse do të fillojë procesin e negocijatave me Shqipërinë për afrimin me BE-në. Por ai paralajmëroi se ekziston rreziku i anullimit pasi lufta politike brenda partisë qeverisëse mund të largojë vëmendjen nga reformat.
XS
SM
MD
LG