Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell, në një kritikë të rrallë drejtuar Izraelit, tha mbrëmë se kryeministri Ariel Sharon, duhet të rishikojë me vëmendje politikën e tij. Pauell tha se Izraeli nuk mund ta zgjidhë problemin në Lindjen e Mesme me luftë ndaj këshilloi të dyja palët të bëjnë përpjekje për vetë-përmbajtje dhe të angazhohen për paqe.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ari Fleçer, tha se komentet e zotit Pauell janë “reflektime ndaj deklaratave të mëhershme të presidentit George Bush rreth Lindjes së Mesme”. Ai shtoi më tej se presidenti do të dëshironte që ndërmjetësuesi amerikan Antoni Zini të kthehej në rajon, por përpara kësaj, priste që të ndaleshin luftimet mes Izraelit dhe palestinezëve.
XS
SM
MD
LG