Ndërlidhjet

BAGDAD


Ministri i jashtëm iraken, Naxhi Sabri, raportoi pas kthimit në atdhe, se ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve ndaj Irakut në takimin e djeshëm me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan. Takimi, i pari i këtij lloji në një vit, u cilësua nga Fred Ekhard, zëdhënës i sekretarit Anan, si “hap i dobishëm që do të pasohet nga të tjerë në muajt e ardhshëm”.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara konfirmon se sannksionet 11 vjecare mbi Irakun, nuk mund të hiqen përderisa inspektorët për armatim të konfirmojnë se Bagdadi ka eliminuar armët biologjike, kimike dhe bërthamore.
XS
SM
MD
LG