Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhon Menzis, u ka kërkuar liderëve shqiptarë të Kosovës që të mos sfidojnë marrëveshjen për kufinjtë të nënshkruar mes Shkupit e Beogradit dhe të njohur nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Nëpërmjet një deklarate të bërë publike sot, amabasadori i Shteteve të Bashkuara fton udhëheqësit politikë kosovarë të punojnë së bashku për të ulur tensionet, pasi siç ka deklaruar "është në interesin e përgjithshëm të Kosovës që të shmangen grindjet publike apo konfrontimet me UNMIK-un, KFOR-in dhe bashkësinë ndërkombëtare rreth kësaj çështjeje delikate”.
XS
SM
MD
LG