Ndërlidhjet

HAGË


Ish-presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviç, vijoi sot pyetjet ndaj dëshmitarit Sabit Kadriu, duke i kërkuar atij të deklaronte se çfarë dinte rreth aktivitetit të Osama Bin Ladenit në Kosovë. Millosheviç përsëriti akuzat për lidhje ndërmjet grupeve terroriste të rrjetit Al-Kaida dhe luftëtarëve të UÇK-së ndërsa i dorëzoi gjykatës një dokument, që sipas tij i përkiste Zyrës Federale amerikane të Hetimeve, FBI. Materiali dorëzuar trupit gjykues, është tani në cilësinë e provës por nuk është bërë ende publik.
XS
SM
MD
LG